Madish është një aktivitet fasonist dhe prodhues specializuar në prodhimin e veshjeve të brendshme dhe uniformave. Kjo shoqëri u themelua në 1995 falë një bashkëpunimi me markën prestigjioze italiane të veshjeve Cotonella.
Në vitin 2007, Madish zgjeron aktivitetin me shoqërinë italiane të prodhimit të uniformave dhe jelekëve antiplumb Kimay srl e cila është edhe aksionar me 10% të kapitalit. Madish ka kapacitet prodhimi vjetor prej 3 milion palë veshje të brendshme dhe rreth 120 mijë palë veshje uniforma.
Madish beson se vetëm me organizim të mirë dhe me ruajtjen e cilësisë së prodhimit ka arritur të jetë faktor i rëndësishëm në tregun vendas dhe të huaj për më shumë se 20 vjet. Gjithashtu, Madish është shëmbull për nxitjen e punësimit, respektimin e ambjentit, dhe implementimin e standardeve ndërkombëtare.